Pjesëmarrja në votime kalon shifrën 40 %. Tirana dhe Dibra kryesojnë

Deri në orën 16:00 në mbarë Shqipërinë kanë votuar 41.11 % e votuesve të regjistruar. Nga pikëpamja e përqindjes, rezulton se në vend të parë është Dibra me 47.73 % të votuesve, Tirana me 46.52 % dhe Kukësi me 43.236 %.
Duhet pasur parasysh fakti se përqindja reale e personave që kanë votuar ëhstë më e lartë nëse përjashtohen nga lista personat që rezultojnë te regjistruar si votues por nuk janë të pranishëm në Shqipëri.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.