Planet e Përgjithshme Vendore – MZHU: Përfundojnë në vitin 2018, mbi 106 mln lekë për 17 bashki

Planet e përgjithshme vendore për 61 bashkitë e krijuara pas reformës territoriale administrative në vend, pritet të përfundojnë brenda vitit 2018. Ministria e Zhvillimit Urban përmes një njoftimi për mediat bën me dije se ka vënë në dispozicion shumën prej 106 milionë e 641 mijë lekësh, për 17 bashki të tjera për vitin e ardhshëm. Ky proces ka të bëjë më platformën e zhvillimit për këto bashki të reja, për 15 vitet e ardhshme.
Në vitin 2016, 26 bashki nisën hartimin e planeve vendore me mbështetjen e qeverisë. Ndërkohë USAID ka asistuar përmes fondeve për hartimin e planeve vendore për 5 bashki të tjera, plane të cilat janë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Organizata për Qeverisjen Vendore dhe Organizata Zvicerane, po ashtu kanë kontribuar duke financuar 5 bashki, ndërkohë një bashki, ajo e Dropullit, u mbështet nga një universitet privat.
Në total, sipas ministrisë së Zhvillimit Urban, 44 bashkitë e mbetura , pritet që t’i ketë të hartuara planet e tyre të përgjithshme vendore deri në vitin e ardhshëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.