Policia bën shpjegimin: Si duhet vepruar në ditët e pezullimit të makinave! Çfarë duhet të bëjnë ata që kanë fluturime në Rinas
Personat që do të duan të lëvizin me automjet nesër dhe deri ditën e diele kur është vendosur masa e kufizimit të qarkullimit duhet të jenë të akredituar pranë Policisë së Shtetit. Veç ambulancave, mjeteve që transportojnë mallra të konsumit për qytetarët, mjetet që transportojnë medikamante dhe të gjitha mjetet e medias të cilat janë të loguara duhet të kenë konfirmimin pranë policisë së shtetit në mënyrë që tëlejohen të qarkullojnë dhe të mospenalizohen nga Kodi Rrugor dhe masat e posaçme që janë marrë.
Por si duhet të veprojnë ata që kanë fluturime?
Referuar deklaratës së policisë,ata qytetarë që do të duan të përdorin aeroportin e Rinasit do të duhet që përpara të telefonojnë në sallën operative 112 ose 129 për të konfirmuar orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit si dhe kohën e lëvizjes. Nëse nuk do të jenë bërë këto njoftime parapraktikisht në sallën operative personi që do të fluturojë nuk do të lejohet të lëvizë në asnjë nga akset rrugore dhe do të ndëshkohet.
Në rrugët e Tiranës dhe Durrësit do të ketë forca policore të shoqëruara edhe nga forcat ushtarake.
SCAN
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, March 12, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.