Policia bullgare, aksidentalisht sulmon oficerët e saj gjatë protestës
Gjatë protestës së ditës së sotme në Sofje të Bullgarisë, policia aksidentalisht ka lëshuar gaz lotsjellës ndaj oficerëve të saj. Protestuesit filluan të tensionoheshin, dhe oficerët e policisë bullgare, në vend që ta lëshonin gazin lotsjellës drejt protestuesve, e hodhën drejt vetes. Për fat të keq, oficerët filluan të kishin shqetësime nga sytë duke u shkëputur për disa momente nga protesta, për t’u qetësuar.
Protesta po zhvillohej jashtë parlamentit në kryeqytetin bullgar dhe u organizua nëpërmjet mediave sociale. Protestuesit thuhet se po kërkojnë një referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë në ‘demokraci direkte’ dhe protestojnë gjithashtu edhe për ‘luftën kundër korrupsionit’.
Elefteria Zguri
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.