Policia e Shtetit prezanton mjetet e pajisjet e dhuruara nga SHBA për kufirin

Policia e Shtetit ka prezantuar sot pajisjet dhe mjetet e dhuruara nga qeveria e SHBA për drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin. Prezantimi u bë gjatë një ceremonie ditën e shtunë në Portin e Durrësit.
Pajisjet e dhuruara i shërbejnë linjës së parë të kontrollit, si komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për të kryer kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi, etj.
Gjithashtu mes mjeteve të dhuruara ishin edhe bastër, endoskopë dhe fibraskopë.
Tetë automjete 4×4, 37 kamera termale, 32 dylbi nate dhe një sërë pajisjesh të tjera si antiplumb, pranga, etj. Janë dhuruar për njësinë speciale DELTA në Vlorë.
Gjithashtu me një vlerë prej mbi 155 mijë dollarësh, janë dhuruar edhe motorrë 4×4 për të gjithë terrenet si dhe veshjet përkatëse, kamera sigurie, pajisje elektrike, etj.
Pajisjet e reja do të forcojnë Policinë Kufitare dhe të Migracionit në parandalimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare si trafiqet e jashtëligjshme dhe migracioni i jashtëligjshëm.
Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS) është një nga mbështetësit kryesorë të Policisë Kufitare dhe Migracionit në fushën e trajnimeve, në dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve për kontrollin e kufirit.
SCAN
Prezantimi i mjeteve dhe pajisjeve të dhuruara përmes programit EXBS nga Qeveria e SHBA-së për Drejtorinë e Përgjithshme…
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, March 18, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.