Politika në sitë si gjyqtarët – Basha: Vetting politikanëve dhe aksion opozitar kundër korrupsionit
Vetting politikanëve dhe aksion opozitar për të pastruar qeverinë nga krimi. Për kreun e Opozitës Lulzim Basha, kjo është e vetmja rrugë për çlirimin e vendit nga krimi e korrupsioni. Gjatë një bashkimi me gazetarët, Basha bëri me dije se opozita dërgoi zyrtarisht në Kuvend Projektligjin për Vetting-un e politikanëve, i cili do të jetë identik me procesin e rivlerësimit të cilit po i nënshtrohen gjyqtarët e prokurorët.
Gjatë bisedës me gazetarët Bashka komentoi edhe qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili qe shprehur mëse i gatshëm t’i bashkohej nismës së opozitës. Ai tha se negocimi i draftit me mazhorancën është i panevojshëm, pasi ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve e prokurorëve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.