Poundi bie në pikën më të ulët të dy vjetëve, paralajmërohet krizë e rëndë ekonomike
Poundi ra në nivelin e tij më të ulët dy-vjeçar, pasi shenjat e rënies ekonomike u panë në treg, duke u dhënë akoma më shumë rëndësi politik-bërësve dhe politikave të tyre mbi huamarrjen.
Monedha arriti nivelin më të dobët që nga prilli i vitit 2017 si rrjedhojë dhe e shitjeve zhgënjyese me pakicë. Mendohet se ekonomia e Britanisë mund të vendoset në tremujorin e saj më të keq që nga viti 2012. Pamja e zymtë ekonomike po shton faktorët e rrezikut, me çmimet e tregjeve të parave në një normë të shkurtuar nga Banka e Anglisë vitin e ardhshëm.
Paundi ka qenë në rënie të vazhdueshme javët e fundit, që tregon në fakt edhe një shqetësim në rritje mbi kompeticionin se kush do të zërë vendin e radhës në postin e kryeministrit. Kërcënimi më i madh është Boris Johnson, që është shprehur hapur pro një Brexit pa marrëveshje. Poundi ka rënë me 2% që kur kryeministrja May publikoi vendimin e saj për t’u dorëhequr nga posti.
Jeremy Strech, kreu i Strategjisë për Monedhat e G- 10, është shprehur se gjasat janë që PBB-ja e tremujorit të dytë të këtij viti të jetë negative, hera e parë që nga vitit 2012.
Sterling ra 0.6% në $ 1.2443, më e ulëta që nga prilli 2017. Monedha gjithashtu u ul 0.4% në 89.98 denarë për euro. Obligacionet qeveritare të Britanisë ndryshuan pak, me 0.72%, por gjithsesi kanë prekur nivelin më të ulët që nga shtatori i 2016 javën e kaluar.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.