Presidenti Meta dekreton kryeministrin, Rama: Falenderim për shpejtësinë e reagimit. Lehtëson proceduralisht rrugën për te seanca e së hënes
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër duke i hapur rrugë paraqitjes në Kuvend të programit qeverisës.
Të henën paradite kryeministri Edi Rama do të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit qeveritar. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 10:00 të ditës së hënë. Ky fakt u konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama në daljen për mediat pas seancës ku u zgjodh kreu i ri i Kuvendit.
Duke iu referuar dekretimit të tij si kryeministër nga Presidenti Ilir Meta, Rama falenderoi kreun e shtetit për shpejtësinë me të cilën ka reaguar duke lehtësuar nga pikëpamja proceduriale këtë moment.
“Falenderoj Presidentin për shpejtësinë me të cilën ka reaguar duke bërë të lehtë nga pikëpamja proceduriale rrugën për te seanca e ditës së hënë. Do të mundohemi që të reagojmë ndaj asaj çka mund të jetë racionale dhe në përputhje me programin tonë” tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.