Presidentja kroate, Kitaroviç: Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç ka konfirmuar mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalimit të mbajtur në seancën plenare të ditës së enjte, Kitaroviç përshëndeti reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke vënë theksin te procesi i Vettingu-t.
“Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE”, u shpreh Kitarovicc.
Ndërkohë, duke u ndalur te bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, ajo vuri theksin tek sektori energjitik.
“Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol strategjik. Kroacia kërkon të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë punë së bashku”, tha ndër të tjera presidentja kroate.
Ndërsa, theksoi si të rëndësishëm krijimin e një bashkimi kombëtar në vitin e ardhshëm, shtoi më tej se po bëhen përpjekje që të zhvillohet një tjetër Samit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.