Presion nga SHBA? – Italia ‘ndalon’ Huawei nga 5G

Italia do të ndalojë Huawei dhe ZTE Corp të luajnë një rol në zhvillimin e infrastrukturës 5G të vendit, ka shkruar gazeta italiane La Stampa ditën e sotme.
Për të bërë këtë, qeveria italiane është gati të përdorë të ashtuquajturat fuqi të arta që lejojnë që ajo të tërhiqet nga kontratat tashmë të nënshkruara pa pasur nevojë të paguajë ndëshkimet.
Gazeta citonte burime duke thënë se kishte “presion të fortë” nga Shtetet e Bashkuara. Huawei përballet me shqyrtimin ndërkombëtar mbi lidhjet e tij me qeverinë kineze dhe dyshimin se Pekini mund të përdorte teknologjinë e tij për spiunazh, të cilën kompania e mohon.
Zyra e kryeministrit nuk ishte në dispozicion për komente.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.