Prezantohet “Brigaid”- Gjermeni: Minimizim impaktit të katastrofave

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit prezantoi sot iniciativën “Brigaid”, një platformë që ndërlidh inovacionin në funksion të parandalimit dhe minimizimit të efekteve të katastrofave në jetën sociale dhe ekonomike.
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni u shpreh se këto katastrofa janë kërcënim real si efekt i ndryshimeve klimaterike por edhe nga mënyra kaotike e zhvillimit të vendit.
Ambasadorja e Holandës në Tiranë Dewi Van De Weerd vuri theksin në rëndësinë që ka përdorimi efecient i inovacioneve në minimizimin e impaktit të katastrofave natyrore ndaj të cilave Shqipëria është e ekspozuar duke nënvizuar sektorët më vulnerabël.
“Efektet e pritshme të ndryshimeve klimaterike në Shqipëri do të jenë të mëdha, duke rritur temperaturën e ajrit më shumë, me evente më ekstreme të përmbytjeve, thatësira dhe stuhi. Kam disa vite që jetoj këtu dhe i kam përjetuar një pjesë të tyre dhe këto evente do të kenë impakt direkt dhe indirekt në zhvillimin socio-ekonomik, në sektorë si turizmi, ndërtesat e banimit, agrikultura, ujësjellësit, dhe sektori financiar apo shëndeti. Ky program është shumë i rëndësishëm dhe mund të shërbejë si një urë lidhëse mes inovatorëve dhe përdoruesve finalë. Është një program dhe një platformë interaktive që bashkon profesionistë nga gjithë Europa”.
Brigade është një program që nxit shpikësit të japin alternativa eficente për të përballuar katastrofat dhe për ulur kostot e dëmeve që shkaktohen prej tyre.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.