Probleme me qarkullimin e mjeteve si pasojë e shiut – ARRSH informon mbi situatën aktuale në të gjithë vendin (FOTOT)

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar që kanë përshkuar vendin janë krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas njoftimit kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve dhe inerteve.
ARRSH u bën thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.