Prodhimi i energjisë nga dielli – ERE licencon 2 kompanitë e para, fuqia e instaluar 3998 kw
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar licencimin e 2 kompanive të para në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga impiante fotovoltaike, duke mundësuar prodhimin e energjisë nga dielli. Parqet do të kenë kenë një total fuqi të instaluar prej 3998 Kw, ndërsa parashikohet të ndërtohen në Topojë të Fierit.
Ndërkaq, ndonëse ishte parashikuar në rend dite ERE shtyu vendimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes KESH dhe OST në lidhje me mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit.
Edhe vendimi për rritjen e tarifës së transmetimit nga shoqërisë ALBGAZ u shty për javën e ardhshme.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.