Prodhuesi më i madh i automjeteve Volkswagen është në krizë – CEO “refuzon” largimin
Volkswagen, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë nga shitjet, rrezikon një krizë në bordin drejtues, pasi Shefi Ekzekutiv, Herbert Diess, detyroi një votë “besimi”, në përpjekjet e tij të reformës duke kërkuar një zgjatje të hershme të kontratës.
Gjigandi i makinave po mbedh Komitetin Ekzekutiv për të diskutuar kërkesën e Diess për zgjatjen e kontratës, më shumë se një vit para se mandati i tij aktual të përfundojë në 2023.
Menaxheri austriak, i cili u largua nga BMW në 2015, dhe ndihmoi Volkswagen të reformohej pas skandalit të saj të naftës me një plan investimi të automjeteve elektrike, 73 miliardë euro (87 miliardë dollarë), është irrituar me udhëheqësit gjermanë të punës që bllokojnë shkurtimet e kostove.
Takimi vjen në të njëjtën ditë që CEO i Tesla Elon Musk do të marrë çmimin “Axel Springer” për arritjet e tij në fushën e inxhinierisë në Berlin, pasi prodhuesi i makinave elektrike vendosi të ndërtojë një fabrikë në periferi të kryeqytetit gjerman.
Analistët thanë se takimi i komitetit të Volkswagen theksoi vështirësitë në reformimin e një prodhuesi makinash ku përfaqësuesit e punës kontrollojnë gjysmën e vendeve në bordin e drejtorëve dhe politikanët vendas kanë një pjesë të votës prej 20%, duke i lejuar ata të votojnë poshtë propozimeve të rëndësishme të reformës strategjike.
“Kompania ka disa nga markat më të mahnitshme dhe më globale, ajo ka shkallën për të vendosur çdo teknologji dhe fuqinë e inovacionit për të qenë një lëvizës i hershëm. Ajo që duket se po mungon është qeverisja e duhur e korporatës.Nuk duhet të ketë iluzion, ky transformim gjithmonë do të shkaktojë konflikte. Pavarësisht nëse ka një CEO të ri apo jo, pyetjet do të mbesin të njëjtat, dhe çdo CEO i VW do të ketë nevojë për mbështetjen e plotë nga aksionarët më të mëdhenj të VW, familjet Porsche” u shpreh për mediat analisti i “Bernstein Arndt Ellinghorst”.
Burimi origjinal: Reuters
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.