Programe për nxitjen e punësimit, Klosi: Po punojmë për rritjen e kushteve dhe pagesave

Në ditën e gruas, 8 Mars, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte në një nga fabrikat e reja të prodhimit, ku janë punësuar rreth 200 gra, një pjesë e të cilave ish-gra të dhunuara.
Bashkë me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, që zhvilloi mbledhjen në këtë ambient, ministri Klosi iu shpërndau lule në vendin e punës të gjitha grave, me mesazhin bashkëngjitur të fushatës kundër dhunës këtë vit, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.
Në bashkëbisedim me të punësuarat në këtë fabrikë, ministri Klosi deklaroi se fuqizimi Ekonomik i gruas është prioriteti i këtij viti, ku një nga programet e nxitjes së punësimit shkon pikërisht për kategoritë e grave që kanë vështirë hyrjen në tregun e punës.
Ministri Klosi, falenderoi sipërmarrësen e këtij biznesi që ka bërë ndryshimin duke punësuar gra nga kategoritë vunerabël, duke vënë theksin tek vendimi që pritet të merret për rritjen e pagës minimale, përpjekja për rritjen e pagesës për to.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.