“Programi i Rindërtimit, jo program kompensimi por social! ” Ata kanë dy ose më shumë banesa të dëmtuara, përfitojnë 1 ose asnjë
“Programi i Rindërtimit është një program social dhe jo një program kompensimi”. Kjo u theksua nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në prezantimin e modeleve të programit.
Kjo nënkupton se ata që kanë dy banesa apo më shumë, dhe ku njëra prej tyre nuk ju ëhstë dëmtuar nga tërmeti, atëhere ato nuk do të përfitojnë. Synimi në këtë rast, sipasministrit,është zgjidhjae problematikës së strehimit pë rata që janë në nevojë.
“Siç e theksuam nuk është kompensim. Programi i Rrindërtimit është program social. Zgjidh problemin e strehimin për kurorat madje në fund të procesin ka për të krijuar dhe fond social banesash për atë hapin tjetër që do të ndërmarrim vitin tjetër me këtë logjikë, për të frenuar dhe rënien demografike.
Pra JO. Nese ke dy banesa, edhe sikur të jenë të rrëzuara të dyja, vetëm njërën përfiton nga programi. Dhe nëse ke dy banesa dhe njëra nuk është rrënuar,është e padëmtuar, nuk përfiton ajo familje nga Programi i Rindërtimit sepse nuk është kompensim” tha ministri Ahmetaj.
Sa i përket platformës ku bëhet aplikimi on-line, Ahmetaj tha se janë bërë 40 mijë aplikime e vijojnë ende të bëhen të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.