Projeksionet e OKB për Shqipërinë – Rritja ekonomike e njëjtë në 2018-ën, çmimet do të rriten
Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara projekton që ekonomia shqiptare të rritet më një normë prej 3.8% këtë vit dhe po kaq vitin e ardhshëm.
Projeksionet e fundit të Organizatës flasin për një ngadalësim të rritjes ekonomike në 3.7% për vitin 2019. Këto projeksione rezultojnë lehtë nën ato të Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare.
Kjo e fundit flet me bindje për një rritje pranë 4%, e madje përtej normës së 5% në terma afat-mesëm.
Raporti i projeksioneve dhe perspektivës së ekonomisë globale për 2018-ën tregon se Shqipëria sëbashku me Malin e Zi do të jenë dy ekonomitë me rritjen më të shpejtë gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që, gjatë 2019-ës rezulton se, Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon.
Sa i përket inflacionit ndërkohë, projeksionet e OKB-së janë në linjë me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, për një rritje të ndjeshme të çmimeve të konsumit vitin e ardhshëm, në masën 2.7%.
Në rast se kjo nuk do të shoqërohet me një rritje të pagave, atëherë në xhepat e shqiptarëve do të ketë më pak para vitin e ardhshëm.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.