Projekti i gjelbërimit, Veliaj: “Për çdo parkim me SMS, qyteti fiton pemë”
Projektit të Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e kryeqytetit çdo ditë po i bashkohen jo vetëm qytetarët por edhe bizneset private dhe jo vetëm.
Tirana Parking së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj mbollën pemë të reja përgjatë autostradës Sauk-Teg.
Tirana Parking po ndihmon duke mbjellë pemë sot, por në fakt çdo qytetar që parkimin e paguan me celular në nr. 50500, dhuron një pemë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata qytetarë që, pavarësisht se koncepti i parkimit me pagesë ishte një koncept i ri për Shqipërinë, sot po kuptojmë që jo vetëm është bërë më e lehtë të gjejmë parkim, jo vetëm që qyteti merr të ardhura, por në momentin që të ardhurat lidhen direkt me gjelbërimin e Tiranës, secili ndihet që ka dhënë një kontribut”, theksoi Veliaj.
Deri më tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 90 mijë pemë të reja, shumë afër objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë deri në 21 mars.
Kryebashkiaku Veliaj ftoi edhe një herë qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura dhe ngjarjet e rëndësishme si 7-8 Marsi për mbjellë një pemë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.