Propozimi: Moratorium për inspektorët tatimorë!
Në “Rrugëtimin për Shqipërinë” kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Fier ku në bashkëbisedim me biznesin theksoi se boshti i programit fiskal i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë, bazohet në 5 hapa.
Basha tha se hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantin, 240 lekë/litër i shtuar në 2014 – 2015 masë e cila lehtëson biznesin e vogël dhe të madh rrjedhimisht edhe konsumatorin.
-Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori.
-Do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë leke të vjetra në vit dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH.
-Eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël.
-Ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli.
-Vendosja e rrogës minimale në nivelin e 300 euro.
Në vijim të fjalës së tij, Basha ritheksoi se do të vendoset moratorium për inspektoriatin tatimor i cili po terrorizon biznesin.
“Nuk do të shikoni tatimor me sy. Nuk do te shihni të tillë banditë me sy dhe nëse i shikoni do te shkojnë për ndjekje penale. Ne do të nisim me shkrirjen e këtyre inspektoriateve brenda gjashte muajve duke reformuat e që të mos kthehen në banda duke terrorizuar biznesin dhe duke e kthyer me klimën më të keqe ne Europë dhe ndër më të këqijtë në botë”tha Basha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.