Pse disa punonjës nuk e pëlqejnë lirinë në punë?

Shumë udhëheqës janë nga natyra sipërmarrës. Disa lloje punësh kërkojnë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e rrezikut ndërkohë që më shumë punë të strukturuara kanë më pak hapësirë për kreativitet.
Për punëtorët në kampin e parë, të kesh lirinë për të ëndërruar dhe për të eksperimentuar me ide të reja, është vendimtare për të bërë punën e tyre.
Por ata që nuk janë përgjegjës për zgjidhje krijuese mund të jenë të frustruar ose të hutuar kur u jepet pavarësia.
Një studim i botuar në Journal Behaviour Organizational arriti në përfundimin se fuqizimi i punëtorëve duke i lënë at atë punojnë pa mbikëqyrje, duke kërkuar të dhëna dhe duke u dhënë atyre një rol në marrjen e vendimeve nuk përkthehet gjithmonë me kënaqësinë në punë, ndërtimin e aftësive si dhe produktivitetin.
Në disa raste punonjësit mund të ndihen të pasigurt rreth asaj se si duhet të vazhdojnë ose t’i rezistojnë udhëheqësve që i fuqizojnë ata.
Studiuesit nga Universiteti i Exeter Business School, Aleanca Manchester Business School dhe Curtin Business School kryen një studim ku shqyrtuan performancën e 8,500 punëtorëve nga 105 kompani në mbarë botën në një sërë industrish dhe zbuluan se punonjësi përgjegjës për detyrat rutinë nuk reagojnë mirë ndaj lirisë nga shefi i tyre.
Madje ata besojnë se shefi po i lë punën e tij për të bërë, siç është përgjegjësia apo vendimmarrja. Nga ana tjetër këta punëtorë të furstruar janë më pak të frytshëm dita-ditës.
Anasjelltas, fuqizimi inkurajon ata që janë përgjegjës për detyra më kreative, për të punuar më shumë, për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë proaktiv.
Çka është më e rëndësishme se dhënia e pavarësisë për të menaxhuar veten është ndërtimi i besimit midis bosëve dhe punonjësve, thonë studiuesit.
Ndonjëherë, fuqizimi i një punëtori krijues mund të dështojë nëse një bos përpiqet që të ketë të dyja mënyrat, duke thënë se ata do të lejojnë që punonjësi të marrë vendimet e veta, por jo duke u dhënë atyre autoritetin për ta bërë këtë.
Apo duke mos qenë atje për punonjësit kur ata në mënyrë të pashmangshme duan të diskutojnë idetë kohë pas kohe.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.