Pse është e rëndësishme eksperienca në punë?
Shumë njerëz mendojnë se e vetmja arsye pse eksperienca shërben është për të pasur një CV më të pasur. Por çdo eksperiencë pune është mjaft e rëndësishme.
Edhe nga puna më e rëndomtë mund të përfitoni diçka. Megjithatë nëse ende nuk jeni të bindur se eksperienca e punës është mjaft e rëndësishme më poshtë do të gjeni disa shembuj.
Të rinjtë kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në kërkim të punës së tyre nëse kanë një përvojë të mirë punë. Mbi gjysma e rekrutuesve të diplomuar që morën pjesë në një studim nga Highfliers thanë se të diplomuarit të cilët nuk kanë patur një përvojë të mëparshme pune nuk kanë gjasa të jenë të suksesshëm gjatë procesit të përzgjedhjes dhe kanë pak ose aspak shanse për të marrë një ofertë pune për programet që kanë organizatat për të diplomuarit.
Nëse nuk keni një ide se çfarë karriere dëshironi të bëni, përvoja e punës është mënyra më e mirë për ta kuptuar.
Është mënyra më e mirë për të kuptuar tamam se çfarë ndodh dhe si funksionon një vend pune. Ju ndihmon të tregoni pasionin dhe interesat tuaja.
Përvoja e punës ja u tregon botën e punës në një formë më të butë, ju kuptoni se çfarë lejohet dhe çfarë jo. Ju ndihmon të identifikoni aftësitë tuaja dhe të theksoni fushat që dëshironi të zhvilloni.
Mund të ndodhë që të kuptoni se sa aftësi të mira menaxhuese keni dhe kështu t’ju lindë ideja të hapni një biznes tuajin.
Kur bëhet fjalë për rrjetin e njohjeve, vendi I punës është një nga vendet kyç.
Dhe së fundmi, po eksperienca ju ndihmon për të pasuruar edhe më shumë CV tuaj.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.