Rregullat në biznes
Ka shumë konfuzitet rreth asaj se çfarë është një rregull biznesi dhe çfarë nuk është.
Një rregull biznesi është një deklaratë që imponon një formë kufizimi në një aspekt specifik të bazës së të dhënave të tilla si elementet brenda një fushe të caktuar apo karakteristikat e një marrëdhënieje të dhënë.
Ju e bazoni një rregull biznesi në mënyrën se si organizata percepton dhe bazon të dhënat e saj, të cilat ju i përcaktoni nga mënyra se si organizata funksionon.
Hapi i parë që përcakton rregullat e punës në biznes është mbledhja e burimeve relevante të njohurive të cilat janë janë: politikat, rregulloret, burimet e ekspertizës etj.
Hapi i dytë është përcaktimi se ku do të zbatohen këto rregulla. Proceset e biznesit përcaktojnë rendin e aktiviteteve që ekzekutohen për të prodhuar një rezultat për konsumatorin.
Biznesi ka një rol të vazhdueshëm me kalimin e kohës dhe është e rëndësishme të sigurohet infrastruktura e përshtatshme për të menaxhuar, shqyrtuar, ripërdorur dhe tërhequr rregullat gjatë kohës së zgjidhjes.
Rregullat e Biznesit mund të lindin nga kontratat, rregulloret, garancitë dhe certifikatat. Por e rëndësishme është që ju duhet të interpretoni rregullat në ato dokumente, ashtu si ato zbatohen në organizatën tuaj.
Rregullat e tjera mund të vijnë nga strategjia e biznesit. Këto rregulla janë për të mbrojtur organizatën nga rreziqet dhe janë të rëndësishme për të arritur qëllimet e organizatës.
Disa rregulla mund të rrjedhin nga njohuritë e specializuara të individëve në organizatën tuaj, disa të tjera nga q procesi i punës e disa të tjera kanë dalë si pasojë e ngjarjeve të ndodhura më parë në organizatë.
Mbani në mend se modeli i procesit është ai që iu tregon se cilat janë gjërat e duhura për të bërë ndërsa Rregullat e Biznesit ju tregojnë se si t’i bëni këto gjëra në mënyrë sa më të drejtë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.