Pse Hillary Clinton nuk thotë kurrë emrin e Donald Trump gjatë intervistave apo fjalimeve?
Bazuar në më shumë se 30 orë intervistash të zhvilluara me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, drejtoresha televizive Nanette Burstein ka parë kandidaten për president të vitit 2016 të flasë me sinqeritet për momentet kryesore politike në jetën e saj dhe njerëzit e përfshirë direkt në to, nga Bernie Sandersv e deri tek Monica Lewinsky. Sidoqoftë, ekziston një person, emrin e të cilit ajo nuk pranon të përdorë asnjëherë.
Në katër episodet e Hillary, ajo kurrë nuk përdor emrin e Presidentit Donald Trump, duke preferuar t’i referohet atij me terma si “kundërshtari im” ose thjesht “ai”.
Sipas Burstein ajo nuk e përdor kurrë emrin e tij, pothuajse kurrë dhe ky ishte një vendim shumë i vetëdijshëm nga ana e saj. “Dhe unë kam vërejtur këtë fenomen gjatë gjithë kohës. Ajo do ta quajë atë” kryetarin në detyrë “ose” presidentin tonë aktual “ose” kundërshtarin tim” gjatë kohës kur të dy po garonin për President të SHBA-ve. Po, është e sigurt ajo nuk dëshiron ta përmend kurrë emrin e tij,” u shpreh ajo për Newsweek.
Ky zakon i Hillary për të mos përdorur emrin e Trump mund të shihet në një numër intervistash të kohëve të fundit. Duke folur për Hollywood Reporter në janar, për shembull, ish Zonja e Parë i referohet Presidentit si “titullari aktual”, ndërsa tek Jimmy Fallon në mars ajo i referohej Trump si, “atë që ne kemi aktualisht në Shtëpinë e Bardhë”.
E pyetur pse ajo mendoi se Klinton refuzoi të përdorë emrin e ish-rivales së saj, Burstein tha: “Unë mendoj se ajo ka shumë zemërim për të, dhe ndoshta është aq e zemëruar saqë ajo preferon të mos thotë as emrin e tij.
Nga ana tjetër, Trump nuk ka asnjë problem të përdorë emrin e Hillary. Sipas analizës së Awario për 36 mijë tweet-et e Presidentit deri në janar 2019, “Hillary” është fjala e tij e 20-të më e përdorur e të gjitha kohërave. Përdorimi i tij kulmor i emrit të Klinton erdhi një muaj para zgjedhjeve të vitit 2016 në tetor, kur ai bëri tweet fjalën “Hillary” më shumë se 120 herë.
Në shkurt të vitit 2020, katër vjet pas zgjedhjeve, Trump ende përdori fjalën katër herë. Përdorimi i tij më i fundit i emrit të saj erdhi në 23 shkurt, kur ai në Twitter tha se: “A ka ndonjë operativ demokrat, DNC, apo një shtrëmbërim të Hillary Clinton, që fajëson Rusinë, Rusinë, Rusinë për fitoren e Bernie Sanders në Nevada.” (Newsweek)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.