Pse janë zgjedhur baret e restorantet? – Tatimet, plan sektorial. Katër shkeljet që kanë evidentuar tek bizneset

Administrata tatimore po u dërgon një letër të personalizuar rreth 14 mijë tatimpaguesve që operojnë në sektorin e bareve dhe restoranteve në mënyrë që t’i ndërgjegjësojë me qëllim zbatimin e ligjit. Ky është një plan sektorial afatgjatë, dhe ky sektor është zgjedhur për shkak të riskut të lartë që mbart.
Por cilat janë konkretisht shkeljet që janë evidentuar më së shumti tek bizneset në këtë sektor, duke filluar që nga mosdeklarimi i shitjeve reale deri tek pagesat e punonjësve.
Ndryshe nga fushatat e mëparshme, ky plan i hartuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka më shumë qasje ndërgjegjësuese sesa ndëshkuese dhe do të jetë i shtirë në disa faza.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.