Pse plazhi i Durrësit është pa energji elektrike? OSHEE: Një individ që po punonte për murin rrethues dëmtoi fiderin
Plazhi i Durrësit është përballur me mungesën e energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se “Sot, rreth ores 12:00, një person me inicialet Fatjon Xh., teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ka dëmtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës)”. Sipas OSHEE, kabulli u dëmtua teksa po gërmohej për riparimin e murit rrethues.
“Menjëherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve tanë po punohet për riparimin e dëmit dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike” njofton OSHEE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.