Pse Ramush Haradinaj nuk pranoi mandatin e deputetit ?

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ai do ta dorëzojë mandatin e deputetin në Kuvend.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit.
“Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, është shprehur Haradinaj duke shtuar se do të vijojë të reformojë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, për ta rikthyer atë më të fuqishme.
Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD’në, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 % të votave.
Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit, pas pakënaqësive që atë kohë kishte me punën e këtij institucioni.
Haradinaj gjithashtu është shprehur se “do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës”.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, October 15, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.