Publikohen imazhet e projektit- Si do të jetë “Kukës International Airport” (Foto-Video)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video projektim se si do të jetë aeroporti i ri i Kukësit. Në postimin në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm.
Ky aeroport është dhënë me koncesion për një periudhë 35 vjeçare. Referuar marrëveshjes, vlera e investimit arrin në 8 milionë euro.
Vënia në punë e këtij aeroporti pritet të ndikojë në uljen e çmimit të biletave ajrore pasi ai do të operohet nga kompani low-cost.
Ndërtimi i këtij aeroporti ka vite që ka nisur por nuk është realizuar ende asnjë fluturim.
SCAN
MIRËMËNGJES 😃dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij videoimazhi nga projekti i i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë😊
Posted by Edi Rama on Thursday, July 11, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.