“Qendra për Tatimpaguesit”, shërbime të shpejta dhe profesionale për subjektet. Ja çfarë u ofrohet bizneseve
Përmbushja vullnetare e detyrimeve tatimore, ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër qëllimet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, në raport me tatimpaguesit.
Këtë e dëshmon tashmë edhe Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë, e cila këshillon dhe u shërben rreth 40 mijë subjekteve në tërë rajonin e Prishtinës.
“Kjo qendër, e cila ka pesë vite që është rinovuar, duke u transformuar në një qendër moderne ofrohen shërbime profesionale dhe efikase, pa pasur nevojë për të pritur në radhë të gjata. Tatimpaguesit e kanë shumë të lehët të marrin një shërbim në QSHET, pasi që në këtë vend është i instaluar një sistem i avancuar për menaxhimin e radhës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Kësaj qendre gjatë këtij viti i është shtuar edhe një sportel, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj.
“Në QSHT tatimpaguesit mund të marrin shërbime tatimore, për pensione, këshilla tatimore, tërheqjen e listës së pagave, tërheqjen e certifikatës së TVSH-së, tërheqjen e certifikatës fiskale, si dhe shërbimet për tatimpaguesit e mëdhenj. Administrata Tatimore e Kosovës, si objektiv primar ka trajtimin e të gjitha kërkesave të tatimpaguesve, duke u mbështetur në Legjislacionin Tatimor në fuqi!”, thuhet në njoftimin e ATK-së
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.