Qeveria e Kosovës miraton vendimin për subvencionimin e energjisë prej 90 milionë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.
Në mbledhje është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.
“Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro. Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët” raporton RTK.
Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.