Qeveria franceze pezullon rritjen e taksave të karburantit!

Qeveria franceze po përgatitet të pezullojë rritjen e taksave të karburanteve, pas protestave të dhunshme kundër masave.
Ministri i Jashtëm, Edouard Philippe do të njoftojë pezullimin më vonë gjatë ditës së sotme, tha një burim qeveritar sipas Reuters, në atë që do të shënonte kthimin e parë të rëndësishëm të Presidentit Emmanuel Macron, në një politikë të madhe që nga marrja e pushtetit në 2017.
Protestat e ashtuquajtura “jelek të verdhë”, të cilat filluan më 17 nëntor, u përqendruan në denoncimin e një shtrëngimi të shpenzimeve të familjeve të shkaktuara nga taksat e Macron mbi naftën, të cilën ai thotë se janë të nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur mjedisin. Ata që prej atëherë kanë organizuar kryengritje më të mëdha, të përgjithshme kundër Macron, ku shumë kritikojnë presidentin për ndjekjen e politikave që ata pretendojnë se favorizojnë anëtarët më të pasur të shoqërisë franceze.
Demonstratat janë etiketuar “jelek të verdhë” për shkak të xhaketa fluoreshente që mbahen në të gjitha automjetet në Francë, dhe protesta vlerësohet të ketë kushtuar miliona për ekonominë.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.