Qeveria shqiptare, aksionere në Bursë – Ahmetaj: Po diskutojmë për listimin e dy kompanive publike!

Shqipëria nuk e ka ende një bursë plotësisht funksionale aksionesh, që shkon përtej emetimit të titujve të qeverisë.
Në këtë kontekst, zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj tha se për këtë qëllim duhet një plan veprimi, ku përmes kompanive publike të jepet shkëndija e parë. Në Konferencën e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për diversifikimin e sistemit financiar, Ahmetaj propozoi që qeveria të jetë aksionere në bursë.
Në bashkëpunim me ministrinë e Financave, Ahmetaj tha se është diskutuar për listimin në bursë të dy kompanive publike, për t’i dhënë një shkëndijë zhvillimit të tregjeve të kapitaleve në vend
Listimi në bursë me aksione i kompanive publike po diskutohet prej pak vitesh. Aktualisht ekziston Bursa Shqiptare ALSE, që tregton tituj qeveritare. Për të nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve është diskutuar listimi me aksione i dy kompanive të rëndësishme, Ujësjellës Kanalizimeve dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes se Energjise Elektrike, OSHEE.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.