Reformat dhe ndikimi në ekonomi – Civici: Patën efekt, por jo atë të pritshmin
Politikat dhe reformat e ndërmarra këto vite nga qeveria kanë dhënë efekt pozitiv në ekonomi, por jo në atë masë që ishin pritshmëritë. Kështu u shpreh, Presidenti i UET, Adrian Civici gjatë një interviste në “TV SCAN”. Sipas tij, tashmë pasi shumë prej tyre janë bërë të natyrshme për qytetarët, ka ardhur koha për ndërhyrje në ulje të tyre, sidomos te taksimi i pagave.
“Në thelb shumica e politikave që u ndërmorën ishin politika për të fiskalizuar më mirë të gjithë sektorët dhe të gjithë segmentet e ekonomisë shqiptare dhe mendoj që nga kjo pikëpamje rezultatet nuk ishin ato maksimalet e pritura. Por gjithsesi sot dy vite më pas kësaj reforme edhe kuponat janë bërë diçka e zakonshme, edhe deklarimi i pagave ka pasur një lloj avancimi. Mendoj që problemet më të mëdha janë shfaqur në pagat e larta mbi 1.3 mln.”, tha Civici.
Ndërsa lidhur me pyetjen se si i sheh programet ekonomike në këtë fushatë zgjedhore, Civici shprehet se duhet të mos bëjnë premtime euforike, por konkrete dhe të arritshme.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.