Zhvillimi i industrisë, Basha: Me taksat e ulëta do të forcojmë ekonominë
Basha ka zhvilluar një takim në qytetin e Vlorës me sipërmarrës dhe operatorë turistik.
Në këtë takim Basha ka shpalosur programin e tij për një ekonomi më të fortë.
Basha u shpreh se me taksat e ulëta dhe me shtetin që mbështet bizneset, turizmi dhe ekonomia e Vlorës do të fuqizohen.
Më vonë Bsha ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje fasone në Vlorë ku është shprehur se me taksat e ulëta do të nxisin zhvillimin e industrisë dhe hapjen e fabrikave të reja.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.