Rehabilitimi i Poliklinikës në Lushnjë – Përfundon brenda muajit, përfitojnë më shumë se 180 mijë banorë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një vizitë në qytetin e Lushnjës njoftoi për rehabilitimin e Poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore.
Sipas njoftimit qendrat janë rehabilituar tërësisht me standarde bashkëkohore.
Investimi i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, i financuar nga qeveria zvicerane, sipas njoftimit pritet të përfundojë brenda muajit.
Gjithashtu, njoftimi bëri me dije për me pajisjen me aparatura moderne për të garantuar shërbim cilësor për 186 mijë banorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.