Reklama e re e “Motorola” – Ironizon videon tallëse të Samsung kundrejt iPhone
E mbani mend reklamën që Samsung postoi në fillim të këtij muaji ku tallte iPhone?
Tashmë Motorola ka postuar parodinë e saj e cila i dedikohet Samsung.
Kjo reklamë vazhdon pikërisht aty ku reklama e Samsung e la dhe tregon një djalë në një apartament të ngjashme i cili po shikon një Video në Galaxy Note 8.
Ndërsa e dashura e tij vjen dhe e shikon atë gjithë përbuzje përpara se të nxjerrë telefonin e saj me veçorinë e re të projektorit duke shfaqur video në mur.
Ndërkohë djali shikon me habi, pasi ky opsion i ri që shikon në telefonin e të dashurës së tij nuk ka asnjë lidhje me opsionet e reja të telefonëve të tjerë të cilat tashmë janë kthyer në një trend.
Më poshtë mund të shihni reklamën:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.