Reportazhi/Pas BBC, bunkerët shqiptarë në fokusin e rrjetit mediatik turk: Si u prishën për t’i lënë vendin rrugëve dhe ndërtesave të reja
Pas medias britanike dhe asaj italiane që i kanë kushtuar në javën e fundit artikuj të ndryshëm bunkerëve të ndërtuar në Shqipëri para viteve ’90, tashmë është edhe media turke që i kushton vëmendje përmes një reportazhi të posaçëm.
Rrjeti ndërkombëtar turk “TRT World” raporton se në vitet ’70, diktatori shqiptar Enver Hoxha nisi projektin e bunkerëve si një përpjekje për të mbrojtur Shqipërinë nga ajo që ai e pa si një rrezik për pushtim nga jashtë. Ndërsa sot, evidentohet në reportazh, qindra bunkerë janë shkatërruar për t’i lënë vendin ndërtesa dhe rrugëve të reja.
SCAN
Artikulli origjinal: https://www.trtworld.com/life/thousands-of-bunkers-reflect-albania-s-communist-past-24619
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.