Reshjet shtojnë rezervën energjetike në vend por prodhimi ditor në kaskadën e Drinit pëson rënie!

KESH njofton se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë si më poshtë:
- HEC Fierzë 450 m3/s
- HEC Koman 140 m3/s
- HEC Vau i Dejës 15 m3/s
Sipas informacionit të publikuar nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
- HEC Fierzë 272.00 mmnd,
- HEC Koman 172.92 mmnd,
- HEC Vau Dejës 73.87 mmnd
KESH informon gjithashtu se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 5,400 MWh (ditor) duke pësuar kështu një rënie në raport me javën e kaluar ndërsa Rezerva Energjetike ka shënuar rritje duke kapur nivelin e 543 GWh.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.