Restoranti britanik ndalon klientët të fotografojnë ushqimin e tyre

Një nga restorantet më të famshme të Britanisë i ka ndaluar klientët e saj të fotografojnë ushqimin e tyre.
Sipas The Indipendent, një restorant me emrin The Waterside Inn ka ngritur një shenjë e cila ndalon klientët të fotografojnë ushqimin e tyre.
Restoranti u themelua nga Michel Roux dhe vëllai i tij Albert në vitin 1972.
Michel Roux, i cili themeloi restorantin me vëllain e tij Alberti, tha: “Po bëhet kaq e mërzitshme që njerëzit që fotografojnë ushqimin e tyre. Kështu që ne vendosëm një kartë në derë e cila shkruan “Jo fotografi, të lutem.'”
Një nga ato që e shqetësojnë më shumë Roux-in në lidhje me fotografimin e ushqimit është se ai mendon se një foto nuk mund të përfaqësojë cilësinë e shijeve.
Ky restorant zotëron 3 yje Michelin që nga viti 1985.
Një raport i tendencave ushqimore i vitit të kaluar zbuloi se një e treta e personave nga 18-34 vjeç hedhin foto ushqimesh rregullisht në rrjetet e tyre sociale.
Në vitin 2014, një grup kuzhinieresh në Francë filloi një fushatë për ndalimin e këtij fenomeni duke pretenduar se ky gjest prish atmosferën e të ngrënit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.