Rihapja e shkollave në Itali, Komiteti shkencor teknik: Maskat detyrim, merrni masa për distancimin social
Edhe në Itali viti i ri shkollor për arsimin fillor dhe atë të mesëm do të nisë më 14 shtator, ka njoftuar qeveria. Komteti teknik shkencor ndërkohë, ka kërkuar nga autoritetet që të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur distancimin fizik.
Ndër të tjera, komiteti teknik shkencor i qëndron mendimit të datës 12 gusht, ku thekson se rinisja e procesit mësimor më 14 shtator është një prioritet absolut për vendin. Në kuadër të procesit të rinovimit të shkollave dhe të distancimit social, qeveria italiane ka porositur 2 milionë banka të reja.
Komiteti shkencor teknik shprehet se puna e bërë deri më tani për të garantuar infrastrukturën e nevojshme është mjaft e kënaqshme, por gjithsesi shprehen të shqetësuar, pasi ka ende shumë punë për të bërë. Komiteti është në favor të përdorimit të maskave në shkollë, dhe do të bëhet e detyrueshme për të gjithë nxënësit mbi 6 vjeç.
Rihapja do të bëhet më një prani të shtuar të pediatërve por edhe të mjekëve të përgjithshëm.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.