Rikonstruksioni i rrugës së Lurës – FSHZH informon mbi 2 projektet e investimit në bashkitë Dibër dhe Mirditë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se në bashkëpunim me bashkinë e Mirditës dhe Bashkinë e Dibrës në kuadër të programit “ALBANIA INFRASTRUCTURE AND TOURISM PROGRAME”, financuar nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare, kanë përfunduar përgatitjen e dy projekteve të investimit për rikonstruksionin e Rrugës së Lurës:
- Rikonstruksioni i rrugës Perlat – Fushë Lurë.
- Rikonstruksioni i rrugës Fushë Lurë – Arras.
Sipas njoftimit në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mirëpret grupet e interesit dhe komunitetin ditën e Enjte, më datë 8 Korrik, 2021 ora 10:30, në Fushë Lurë.
FSHZH bën me dije se takimi do të përqendrohet në prezantimin e projekteve nga konsulenca/projektuesi dhe Konsultimi mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social-VNM nga specialistë të FSHZH-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.