Rikonstruktohen 4 konvikte, në listë ‘Ekonomiku’ dhe ‘Liceu Artistik’ – Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme shpall tenderin!
Katër konvikte të Shkollave të Mesme në Tiranë do të rikonstruktohen përgjatë muajve në vijim. Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe ka vendosur në dispozicion një fond prej 3.3 milionë lekësh.
Pjesë e rikonstruksioneve do të jetë konvikti ‘Mjeshtria Sportive’, konvikti ‘Ekonomiku’, konvikti ‘Hoteleria’ dhe konvikti ‘Liceu Artistik’.
Tenderi do të qëndrojë i hapur për aplikantët e interesuar deri më 22 korrik, ora 11:00
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.