Rikthehet Beppe Grillo, i përvishet Salvinit dhe paralajmëron: Do të ngrihem të shpëtoj Italinë nga barbarët e rinj
Pas “sherreve” mes dy aleatëve qeveritarë në Itali që po e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka reaguar themeluesi i lëvizjes 5 Yjet, Beppe Grillo duke paralajmëruar një lëvizje të re kundër aleatit qeverisës Lega Nord.
“Do të ngrihem të shpëtoj Italinë nga barbarët e rinj. Nuk mund të lëmë vendin në dorë të këtyre njerëzve vetëm sepse besohet se pa ata nuk do të mbijetojmë” është shprehur ai.
Nuk ka munguar kundërpërgjigjia e Matteo Salvinit të Lega Nord që ka kërkuar votëbesim për të drejtuar i vetëm qeverinë. Ky i fundit ka thënë se “u jap llogari italianëve dhe jo Grillos”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.