Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj: ”Lëndët e para pa TVSH në import, hiqet taksa e infrastrukturës”
Lëndët e para që përdoren për ndërtim do të përjashtohen nga TVSH-ja në import si dhe do të hiqet taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja.
Në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka propozuar dy amendamende të reja, që krijojnë lehtësi fiskale në ndihmë të këtij procesi.
Ende nuk është përllogaritur fatura totale e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, por si pasojë e tij, mijëra banesa janë shkatërruar dhe kanë rezultuar të pabanueshme si dhe mijëra qytetarë kanë mbetur të pastrehë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.