Rreziku i pastrimit të parave, OJF-të në “lupë”. 30 organizata kërkojnë shtyrjen e Ligjit të ri, nuk u konsultuam. Hysi: Detyrim nga Moneyval
Rreth 30 Organizata Jofitimprurëse I kanë kërkuar Kuvendit të shtyjë votimin e Ligjit të ri për OJF-të, konsultimi për të cilin ka nisur nga vera e vitit të shkuar. Sipas përfaqësusve të tyre, Organizatat janë njohur shumë vonë me projektligjin e ri, ndërkohë që faza e konsultim public ka qenë fictive. Në emër të 30 subjeketev foli Ariola Agolli, përfaqësuese e Organziatës Partnerët Shqipëri për Ndryshim e Zhvillim. Ajo akuzoi se tashmë fati I Ligjit është paracaktuar, dhe se organizatave nuk u është dhënë mundësia për të ngritur një oponencë cilësore.
“Fakti që jemi njohur përpara pak çastesh në faqen e Kuvendit për seancën e djeshme lidhur me këtë projektligj dhe miratimin ën parim të tij është diçka që një grup interesi që preket drejtpërdrejt na bën të ndjehemi se ka një mungesë të theksuar vlerësimi dhe interesi real për përfshirjen në këto diskutime. Vlerësojmë se Komisioni duhet të na kishte dëgjuar përpara miratimit të nismës në parim dhe më pas të ndiqte hallkat përkatëse, pasi në këtë mënyrë jepni miratimin në parim. Ka rezerva të forta dhe procesi do kishte ndjekur një rrugë tjetër nëse do dëgjoheshim. Në njoftim thuhet se është bërë konsultim publik me gjithë grupet e interesit. Do ishim shumë kureshtarë të dëgjonim kur janë bërë dhe kush i ka bërë.” – u shpreh Ariola Agolli, nga organizata Partnerët Shqipëri për Ndryshim e Zhvillim.
“I gjithë sektori do të hyjë në një periudhë bllokimi sepse nuk bën të mundur asnjë ndryshim derisa të shfuqizohet ligji i mëparshëm dhe derisa të ngrihet sistemi elektronik. Të gjithë organizatat e reja dhe sektori jonë do jetë i bllokuar sepse nuk mund të bëjë asnjë lloj ndryshimi apo regjistrimi. Do të ishte në të mirën e këtij parlamenti që të miratojë një ligj që jo vetëm nuk do të zbatohet në kohë, por do të bllokojë edhe veprimtarinë e OJF-ve.” – u shpreh Gledis Gjipali, nga organizata Lëvizja Europiane në Shqipëri.
Përfaqësuesit e Organizatave akuzuan se procesi i konsultimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka dështuar, në një kohë që propozimet e tyre nuk janë marrë parasysh.
“Është e rëndë për ne nëse bëhemi pjesë e proceseve konsultuese ku nuk merret parasysh feedbacku jonë. Ku ne dëgjohemi çfarë mendojmë, pro ajo çfarë propozojmë nuk reflektohet. Kuvendi nuk ka pse të marrë përsipër kusuret e një ministrie. Nëse procesi i konsultimit publik ka dështuar nuk ka pse Kuvendi të bëje të pamundurën në dy ditë të mundohet të adresojë që të gjitha apo pjesën më të madhe të sugjerimeve tona. Më e mira do ishte që ligji të kthehej fare, sepse projektligji nuk është konsultuar fare me shoqëritë civile.” – u shpreh Gjergji Vurmo, nga organizata Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Ndërkohë që nuk kanë qenë aspak të këtij mendimi krerët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Sipas Ulsi Manjës e Vasilika Hysit, që nga vera e shkuar organizatat kanë pasur gjithë kohën për të paraqitur propozimet, shumë prej të cilave janë marrë parasysh nga Komisioni. Ata e vunë theksin te detyrimi që ka vendosur Moneyval për ndërhyrje në Ligjin për OJF-të në Luftën kundër pastrimit të parave, angazhim të cilin Shqipëria nuk mund ta neglizhojë.
“Më vjen keq që në këtë fazë të shqyrtimit të projektligjit ju i ktheheni konsultimit publik. Është ezaruar kjo çështje në të dyja fazat, e para që në procesin e nisjes së kësaj nisme për miratim nga Ministria e Drejtësisë derisa ka kaluar në Këshillin e Ministrave. Dje Ministrja në prezantimin e projektligjit ka bërë publike të gjithë fazat e konsultimit që ka kaluar ky ligj deri në fazën e miratimit.” – u shpreh Ulsi Manja.
“Ky projektligj do të rishikohet se sbën. Është angazhim politik në kuadër të MoneyVal, hapni njoftimet për shtyp çfarë thotë për Shqipërinë kur vjen misioni monitorues ta verifikojë. Nuk do të ishte e mirë edhe për mua ë vjen nga Shoqëria Civile por edhe për ju miq që bëni kaq shumë punë dhe keni kaq shumë kontribute ti themi MoneyVal që ne nuk do ta bëjmë këtë gjë. Ju nuk keni asgjë për të fshehur, jeni të nderuar dhe respektuar, hajde të rregullojmë ato gjëra që duhen për të ndarë pjesën e shëndetshëm të Shoqërisë Civile nga financimet nga paratë e terrorizmit dhe shumë të tjera që në Shqipëri përbën një kërcënim si në çdo vend tjetër.” – u shpreh Vasilika Hysi.
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të miratohet nen për nen Ligji i ri, bashkë me ndryshimet e propozuara nga OJF-të, ndërkohë që do të dërgohet për votim në seancë plenare brenda 15 marsit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.