Rreziqet e buxhetit 2021 – Zgjatja e pandemisë dhe bilancet financiare të kompanive
Megjithëse parashikimet në projektbuxhetin për vitin 2021 janë optimiste në rritje të të ardhurave, të cilat projektohen në rritje me 10.6 për qind krahasuar me të pritshmet e këtij viti dhe me një total prej 479 miliardë lekësh, sërish ka rrisqe të mundshme që mund të sjellin mosrealizimin e tyre. Në draft parashikohet se në lidhje me të ardhurat tatimore risqet fiskale për vitin 2020 me efekt edhe gjatë viti që vjen, konsistojnë në zgjatjen e situatës pandemike dhe efektet reale të paparashikuara të saj.
Risku i vlerësuar në reduktimin e pagesave për tatimet dhe kontributet vlerësohet në rreth -5 deri në -7 miliardë lekë. Rrisk tjetër, janë rezultatet financiare të paparashikuara që do deklarohen nga kompanitë në bilancet financiare të vitit 2020, ç’ka mund të impaktojë pagesat e vitit 2021. Në këtë pikë, risku i vlerësuar është rreth -2 deri -3 miliardë lekë.
Po ashtu, mosmiratimi me efekt nga 1 Janari i rritjes së pagës minimale dhe shtyrja e saj sërish vlerësohet si risk në darft, me kosto në 1 miliard lekë nëse shtyhet tre muaj dhe 2 miliardë lekë nëse shtyhet 6 muaj. Nga të gjithë faktorët e marrë në analizë, risku total i mundshëm në lidhje me të ardhurat vlerësohet nga -8 deri – 11 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.