Rriten të ardhurat nga parikimi – Në 6 muaj shiten 359 mijë bileta vetëm në sheshe
Sheshet e vëna në dispozicion si parkingje publike në kryeqytet duket se po krijojnë të ardhura të kënaqshme për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat mbi numrin e biletave të shitura në sheshet “Eco Parking” gjatë periudhës Janar-Qershor 2018 të raportuara nga Agjencia Tirana-Parking, tregojnë se në total është regjistruar një shifër prej 359.643 biletash, që i përkasin vetëm 8 shesheve publike.
Konkretisht bëhet fjalë për Sheshin Dinamo, Inofosoft, Asllan Rusi, Avni Rustemi, Diga e Liqenit, Qyteti Studenti, Sheshi Skënderbej dhe sheshi Bulevardi i Ri. Muaji më produktiv sa i përket numrit të biletave të shitura ka qenë Marsi, që arrin edhe shifrën më të lartë në 66,860 bileta. Po ta llogarisim me një vlerë mesatare prej 100 lekësh për biletë, vetëm të ardhurat e krijuara në këtë periudhë arrijnë në 359 milion lekë.
Ndërsa shifrën më të lartë për numrin e biletave të shitura e regjistron “Sheshi Skënderbej” me 111.844 bileta, thuajse sa dyfishi apo trefishi i shesheve të tjera dhe kjo për shkak të kapacitetit të tij dhe pozicionimit. Gjatë gjithë vitit që lamë pas janë shitur rreth 564 mijë bileta në këto sheshe, ndërsa nëse i referohemi të njëjtës periudhë të 2017-ës, janë shitur 240.633 bileta. Pra janë rreth 119 mijë bileta të shitura më shumë gjatë këtij viti.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.