Rritet kërkesa për jahtet luksoze! Çmimi mesatar rritet me 10%

Kur një barkë kthehet në jaht? Gjithmonë ka qenë një përgjigje: ti mund të thuash është një jaht kur shikon një të tillë, por, në të vërtetë, nuk ka të bëjë me madhësinë e barkës, peshën e saj, stilin apo detaje të tjera. Një jaht është një barkë e dizajnuar për të shprehur kënaqësinë e pronarit të saj. Jahti është një shpikje e shekullit XIV, nga holandezët. Ata përdornin barka të vogla dhe të shpejta, për të ndjekur piratët dhe kriminelët. Pronarët e pasur të barkave dhe tregtarët filluan të përdornin “jahte” të vegjël, për të festuar kthimin e anijeve të tregtarëve. Shumë shpejt, u kthye në diçka luksoze përdorimi i këtyre “jahteve”, për t’u mbledhur me miq, për kënaqësi. Vitet më vonë pasuan me ndërtimin e jahteve përherë dhe më luksoze. Kërkesa më e madhe e jahteve nga milionerë të apasionuar pas tyre kalon pritshmëritë edhe në ditët e sotme.
Amerika, blerës i rëndësishëm
Themeluesi dhe menaxheri i shitjeve të “HEESEN Yachts”, Johan Kaasjager ka theksuar se, vitet e fundit vihet re se Shtetet e Bashkuara po blejnë shumë jahte. Së fundmi janë shitur shumë jahte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që për këtë kompani, Amerika është një blerës shumë i rëndësishëm, sepse i gjithë tregu i tyre është i fokusuar atje. Sipas tij, për këtë arsye janë prodhuar shume jahte me kërkesa specifike, sipas klientëve . Kaasjager ka nënvizuar se me rëndësi është që ka disa jahte, të ideuar dhe të mbahen në portofolin e tyre, për shembull, për në Bahamas. Ky ka qenë një treg i lulëzuar më përpara edhe pse në një shkallë pak më të vogël, pasi më parë kërkesa ishte për jahte më të vegjël, ndërsa tani, kërkesa është për jahte disi më të mëdha. Sipas tij, arsyeja kryesore, se përse ka kërkesa të forta është gjithashtu se njerëzit janë më shumë duke u përpjekur t’i shpëtojnë jetës së përditshme. Shumë klientë po përqendrohen në familjet e tyre, por ata duan të jenë larg me familjen në jaht dhe jahti natyrisht, kur jeni jashtë në det, është plotësisht privat, kështu që është mënyra e përsosur për t’u çlodhur dhe për të qenë me familjen.
Mesatarisht 57 milionë euro për jaht
“Aster”, 50 metra i gjatë është një nga superjahtet më të fundit të modës së anijeve holandeze “Heesen“. Ai ka tre sallone, tre dhoma ngrënieje, një xhakuzi në ajër të hapur, një bar dhe gjashtë kabina luksoze. Holanda, e cila ka grumbulluar pasuri të madhe nëpërmjet superioritetit teknik të ndërtuesve të anijeve evropiane gjatë epokës së saj të shekullit XVII vazhdon traditën e saj detare, duke zënë një vend të shquar në industrinë e jahteve luksoze. Për Johan Kaasjager, manaxherin e shitjeve në Heesen, viti 2018 do të jetë viti i mbarë dhe me tre jahte super luksoze , libri i porosive është plot deri në vitin 2020. Kjo kompani dhe një pjesë e vogël e anijeve të tjera holandeze kanë 65 jahte më të gjata se 24 metra në tubacion, duke vënë Holandën në vendin e dytë prapa Italisë, sipas të dhënave të përpiluara nga botimi i industrisë “Superyacht Times“. Duke parë tendencat kryesore të industrisë, Kaasjager ka shtuar se tregu i SHBA-ve po rritet, e tani përfaqëson 22 për qind të tregut ndërkombëtar. Sipas tij, industria kishte lulëzuar ndër vite, por trendi më i fundit ishte për anijet më luksoze, më të mëdha, me tipare ekstravagante, si ujëvarat në kuvertë që dyfishohen, si ekranet e projektimit, uljet e helikopterëve dhe pishinat e mëdha për not. Vitin e kaluar, çmimi mesatar për jahtin u rrit rreth 10 për qind në një rekord 57 milionë euro.
Migena Bushati/SCAN Magazine
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.