Rritet trendi i “palestrimit” ulet numri i personave që konsumojnë alkool e duhan
Rusët po konsumojnë gjithnjë e më pak alkool pas një numri të madh masash qeveritare si dhe trendit më të fundit për një trup të bukur e të palestruar.
Vodka mund të shërbejë ende si një simbol kombëtar, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezultoi se vitin e kaluar rusët pinë më pak alkool se francezët apo gjermanët.
Gjithashtu studimet e fundit kanë treguar se edhe numri i duhanpirësve është ulur ndjeshëm nga 2009 deri në 2016.
Shifrat më të fundit të OBSH tregojnë se të rriturit rusë pinë mesatarish 12.2 litrash alkool të pastër në vit, një rënie prej gati 20 për qind nga viti 2012, duke lënë prapa Francën me 13.3 litra dhe Gjermaninë me 13.4 litra.
Dr. Melita Vujnovic vë në dukje legjislacionin që gradualisht është prezantuar gjatë 13 viteve të fundit për të luftuar një krizë të shëndetit publik dhe për të rritur jetëgjatësinë, duke përfshirë ndalimin e dyqaneve që shesin alkool pas orës 23:00, rritjes së çmimit të shitjes me pakicë të pijeve alkoolike dhe një ndërprerjen e reklamave.
Por gjithashtu mund të themi se kjo ka ardhur si pasojë e trendit të fundit nëpër botë që janë trupat e palestruar e që ndjekin një dietë të shëndetshme në mënyrë që të kenë një trup sa më të bukur e të shëndetshëm.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.