Rritja e çmimeve nuk do ndalet! – Duro: Të ndërhyjë Banka e Shqipërisë dhe të vlerësohen efektet e paketës antikrizë
Në kushtet kur vendi ynë vijon të përballet me çmime të rritura të naftës, energjisë dhe të produkteve të shportës, ekspertët e ekonomisë sugjerojnë një rol më aktiv të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim.
Në një intervistë për TV SCAN, eksperti Enton Duro, thekson se Banka e Shqipërisë duhet të ndërmarrë politika për të ruajtur balancat ekonomike në vend.
Nga ana tjetër, eksperti Duro parashikon që i gjithë viti do të jetë inflacionist dhe në këtë pikë Banka e Shqipërisë duhet të monitorojnë edhe efektet e masave që po ndërmerren nga qeveria.
Sipas tij, nderhyrjet e qeverise duhet të jenë të mirëmenduara në një situatë të tillë, duke vlerësuar kostot që sjellin mbi buxhet dhe efektet reale mbi konsumatorët shqiptarë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.