Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017.
Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.
Përveç kësaj, WindEurope deklaroi se 13.5 GW kapacitet pritet të shtohet në 2018-ën. Në vitin 2017, Europa ka instaluar 16.8 GW kapacitet shtesë bruto të energjisë së erës, një vit rekord ky për instalimet vjetore.
“Ne jemi në rrugën e duhur për një vit të fortë në instalimet e reja të fermave me erë, por rritja do të nxitet vetëm nga një pjesë e vogël të tregjeve”, tha Pierre Tardieu, zyrtari kryesor i politikës së WindEurope.
“Në erën e detit, Evropa është shumë e varur nga Britania e Madhe, e cila po ecën përpara në instalimet e tanishme dhe në angazhimin ndaj vëllimeve të ardhshme”, shtoi Tardieu. “Në të kundërt, shkalla e instalimeve të reja është ngadalësuar në Gjermani. Vende të tjera gjithashtu duhet të forcojnë dhe të shpejtojnë planet e tyre të erës në det”.
Globalisht, më shumë se 52 GW kapacitete gjeneruese të energjisë së erës u shtuan në 2017, sipas Global Wind Energy Council. Kina udhëhoqi rrugën, duke instaluar më shumë se 19 GW kapacitet, pasuar nga SHBA dhe Gjermania, të cilët instaluan më shumë se 7 GW dhe 6.5 GW respektivisht.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.